×
  • Lajme
  • Lajme

    “Punonte në vikend për ta mbajtur familjen”, personi që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës, ishte pjesëtar i FSK’së

    Insajderi
    10 November 2024 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liman Musliu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-pjesëtar i TMK-së dhe deri dje pjesë e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), ka humbur jetën tragjikisht në një aksident pune.

    Musliu, i cili po punonte në ndërtimtari pas orarit të rregullt të punës, ka rënë nga kati i dhjetë i një objekti në Prishtinë, në rrugën “Gucia”, gjatë ditës së djeshme.

    Ai ishte duke punuar për të siguruar mjete për familjen e tij, për shkak të vështirësive financiare.

    Në një postim në Facebook, Drejtori i Departamentit të Koordinimit në Teren – KQZ, Nexhmedin Spahiu, ka bërë të ditur se Limani, si shumë zyrtarë të tjerë shtetërorë, ishte detyruar të punonte pas orarit të punës në FSK për të mbuluar nevojat e tij dhe të familjes.

    “Limani, për shkak të shtrenjëtimit të jetesës dhe pamjaftueshmërisë së pagës, punonte edhe pas orarit të rregullt të punës dhe madje gjatë fundjavës, për të siguruar jetesën e tij dhe për t’u përgjigjur nevojave familjare”, shkruan Spahiu.

    Ekipet e policisë dhe mjekësore kanë arritur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e tij. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), me vendim të prokurorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark