Pushimi për Bajram në Arabinë Saudite – 23 ditë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pushimi për Bajram në Arabinë Saudite – 23 ditë

    Insajderi
    22 June 2017 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me udhëzimin e mbretit Selman, pushimi për Bajramin e Ramazanit në Arabinë Saudite rritet në 23 ditë.

    Agjencia zyrtare e lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, njofton se pushimi për Bajramin e Ramazanit, i cili filloi më 16 qershor, me udhëzimin e mbretit Selman bin Abdulaziz do të përfundojë më 9 korrik.

    Dita e punës pas pushimit 23 ditor të Bajramit për shërbyesit civilë dhe personelin i cili vepron në institucionet ushtarake, do të fillojë më 9 korrik, ditën e diel.

    Ministria e Punës së pari kishte shpallur se pushimi për festën e Bajramit do të jetë 11 ditë, kurse më parë ishte shtyrë për pesë ditë dhe ishte zgjatur në 16 ditë, shkruan koha.net.

    Qytetarët e Arabisë Saudite kanë pushime të gjata në Bajramin e Ramazanit dhe të Kurbanit, kurse përveç këtyre dy festave ata pushojnë vetëm në ditën kombëtare të tyre më 23 shtator.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark