“Pusho e qetë, engjëlli i familjes” – familjari prek me postimin për 15-vjeçaren nga Kosova të vrarë në sulmin në Graz - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pusho e qetë, engjëlli i familjes” – familjari prek me postimin për 15-vjeçaren nga Kosova të vrarë në sulmin në Graz

    Insajderi
    11 June 2025 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Grazit në Austri, ku dje humbën jetën 11 persona si pasojë e një sulmi të armatosur në një shkollë nga një 21-vjeçar.

    Mes viktimave ishte edhe Lea Bajrami, një vajzë 15-vjeçare me prejardhje nga Kosova.

    Lajmin për vdekjen e Leas e kanë konfirmuar familjarët e saj, të cilët kanë shpërndarë në rrjete sociale një fotografi të saj, ku ajo shihet e veshur me fanellën e Kosovës.

    “Pusho e qetë, engjëlli jonë i familjes, LEA💔. Lea jonë humbi jetën shkaku i sulmit terrorist sot në Graz të Austrisë!”, ka shkruar Eroll Bajrami, një nga familjarët e saj, përcjell Insajderi.

    Autoritetet austriake ende janë duke hetuar motivet e sulmit, i cili ka lënë të lënduar edhe dhjetëra të tjerë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark