Pushtetarëve iu ndodh edhe kjo në fushatë- Kryetari i VV’së në Kamenicë kërkon votë nga ish-kryesinpektori i dënuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pushtetarëve iu ndodh edhe kjo në fushatë- Kryetari i VV’së në Kamenicë kërkon votë nga ish-kryesinpektori i dënuar

    Insajderi
    15 January 2025 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Komunën e Kamenicës, Bajram Mavriqi i cili po garon për deputet, sonte ka vizituar Refik Latifajn për t’ia kërkuar mbështetjen për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Mavriqi ka njoftuar se familja Latifi me kryefamiljar inspektorin e dënuar, Bajram Mavriqin, e pranoi në konak. Nga fotografia, me të është edhe kandidati për deputet nga Ferizaj prej radhës së VV’së, Valon Ramadani.

    Dardanës po i rrah pulsi 118. Në konak të familjes Latifaj, që hapi dyert dhe zemrën për Lëvizjen. Mobilizim i madh drejt fitores së madhe të 9 shkurtit me 500k”, ka shkruar ai.

    Latifaj ishte dënuar për të dytën herë nga Gjykata e Gjilanit për keqpërdorim detyre. Ai akuzohej se ka ndihmuar në forma të ndryshme mbi 6 kompani që merren me eksploatimin e rërës.

    Latifaj ishte dënuar me dënim burgu prej 180 ditësh, por me propozimin e tij dënimi ishte zëvendësuar me gjobë prej dy mijë euro.

    Siç thoshte aktakuza, Refik Latifaj akuzohej se në periudhën kohore 2013-2014 në cilësinë e shefit të Inspektoratit Komunal të Kamenicës në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke ndihmuar në forma të ndryshme mbi gjashtë kompani që merren me eksploatimin e rërës dhe zhavorrit.

    Aktakuza shtonte se këtë ndihmë Latifaj e kishte bërë duke u dhënë instruksione për eksploatim ilegal të rërës dhe zhavorrit dhe duke i udhëzuar kompanitë që të pajisen me dokumente fiktive doganore si mbulesë e veprimtarisë së tyre.

    Krejt këto, sipas Prokurorisë, i kishte bërë pasi që kishte marrë ryshfet.

    Pas dënimit, Refik Latifaj ishte larguar edhe nga puna, por kohët e fundit po shihet në aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark