Pushteti i Kurtit ka sjellë një ndryshim në Kosovë. Ka bërë që kompanitë greke të jenë përfituese të fondeve publike.
Gazeta Insajderi
Një rast i tillë ka ndodhur në Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë. Është shpallur fituese një kompani nga Greqia, shteti që nuk e njeh Kosovën por që vizitohet shpesh nga kryeministri Kurti.
Kompania “Hamillton House” është shtëpia botuese nga Greqia që do të përfitoj nga pushteti i Kurtit.
Ajo përfaqësohet në Kosovë nga kompania “Pema”.
Kompania kosovare ka aplikuar në konkursin e vitit të kaluar për të furnizuar shkollat me librat e gjuhës angleze.
Ajo i sjell në Kosovë librat e botuara nga kompania greke. Deri më tash të autorizuar kanë qenë kompani amerikane.
Është hera e parë që botimet e një kompanie greke përzgjidhen nga MASHT’i për tu shpërndarë në shkollat e Kosovës.
MASHT nuk jep sqarime për kriteret e përzgjedhjës
Konkursi për librat e gjuhës angleze është shpallur dy herë.
Herën e parë kërkohej një dokument nga botuesi që aplikuesi, në këtë rast kompania Pema, është e autorizuar nga botuesi i huaj për Republikën e Kosovës.
Herën e dytë është hequr kjo fjali.
Burimet e Insajderit kanë treguar se ky ndryshim ka ndodhur meqë kompanitë greke refuzojnë të lëshojnë dokument ku ceket Republika e Kosovës, meqë Greqia ende nuk e ka njohur Kosovën shtet.
Gazeta Insajderi ka pyetur MAShT’in edhe se pse shpallet fitues një kompani nga Greqia meqe ende nuk ka njohje nga ky shtet.
MASHT ende nuk ka dhënë përgjigje.
Insajderi.org