×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Pushteti i LDK-se jep tender 6 milionësh, përfitues edhe biznesmeni që ishte arrestuar për ryshfet në Brezovicë

    Insajderi
    23 October 2024 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përparim Rama, ka dhënë tenderin 6.5 milionë euro për ndërtimin e “ishullit urban”. Fitues u shpall konsorciumi prej disa kompanive. ‘Hisedar’ në këtë tender u bë edhe ‘Beni Contruction SH.P.K’, pronari i secilës ishte arrestuar në vitin 2022. Arben Shahinit, i ishin vënë prangat nën dyshimet për ryshfet në rastin “Brezovica”.

    Gazeta Insajderi

    Komuna e Prishtinës, ditën e djeshme ka njoftuar se është dhënë kontrata për “Ndërtimi i ishullit urban Arberi-Pallati i Rinisë”.

    Ky tender ka vlerën 6, 589, 459.60.

    “Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar neenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftimin për dhënie të kontratës.

    Me këtë kontratë parashihen punët e dheut, punët e strukturës, arkitektura dhe ndërtimoi, instalimi i ujësjellësit dhe kanalizimit, instalimet elektrike, instalimet makinerike, elaborate i mbrojtjes nga zjarri, punët e jashtme dhe rregullimi i peisazhit dhe ashensorët.

    Sipas njoftimit del se këtë tender e ka fituar konsorciumi “N.N.P. EURO CONSTRUCION; EURO ABI SH.P.K; Beni Contruction SH.P.K; Arifaj sh.p.k”.

    Ndërkaq, pronari i Beni Contruction SH.P.K; që është pjesë e këtij tenderi, ishte arrestuar në vitin 2022 nën dyshimet për ryshfet.

    Kush është pronari i Beni Contruction dhe problemet me ligjin

    Në tenderin mbi gjashtë milionë të Përparim Ramës, u shpërblye në konzorcium edhe kompania “Beni Contruction”.

    Pronari i kësaj kompanie është Arben Shahini i cili kishte qëndruar prapa grilave si i dyshuar për rastin “Brezovica”.

    Policia e Kosovës në vitin 2022 kishte arrestuar drejtorin e ndërmarrjes ndërtimore “Beni Construction SHPK”, Arben Shahinin.

    Shahini siç ka raportuar Insajderi dyshohej se kishte bashkëpunuar me ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq. Biznesmeni Shanini dyshohej se ka shërbyer si sekser i bosit të dikurshëm të Brezovicës i njohur si “Braca”.

    Gjykata Themelore e Ferizajt i kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji nën dyshimin se ka kryer veprën penale “marrja e ryshfetit në ndihmë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark