Pushteti i LDK-së në Fushë Kosovë i hakmerret auditorit të brendshëm, e largon nga puna njeriun që denoncoi në Prokurori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pushteti i LDK-së në Fushë Kosovë i hakmerret auditorit të brendshëm, e largon nga puna njeriun që denoncoi në Prokurori

    Insajderi
    13 May 2025 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha, dje ka larguar nga puna Udhëheqësin e Auditorit të Brendshëm Shyqeri Krasniqi.

    Sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dega Fushë Kosovë ai u largua nga puna pasi ka denoncuar në prokurori keqpërdorimet e Komunës.

    “E vërteta qëndron ndryshe , z.Krasniqi ka disa vite qe në auditimin e tijë të mbrendshëm gjen parregullësi dhe shkelje ligjore në disa drejtori të caktuara e sidomos në kadastër ku është abuzuar me prona komunale të cilat i ka dërgua në prokurori si dhe shumë keqëpërdrime tjera të cilat edhe sot gjendën në prokurori .Kryetari i Komunës duku u munduar ti mshefë këto dukuri të jashtëligjshme dhe tia pamundësoj Auditorit të Komunës që të gjejë edhe shkelje tjera gjenë preteks duke e notuar me nota të dobëta performancën e tijë dhe nxjerrë vendim për largim nga puna ndërsa ka me vite të tëra që një numēr i puntorëve s’vijnē në punē ndërsa pagën e marrin të rregullt !.”, thuhet në reagim

    Në vendimin e Komunës thuhet se Krasniqi ka treguar performancë të dobët.

    Auditori Shqyeri Krasniqi disa herë ka dërguar lëndë në Prokurori për mbrojtjen e aseteve komunale.

    Në emisionin “Betimi për Drejtësi”, Krasniqi u deklarua lidhur me gjetjet e tij se si Komuna e Fushë-Kosovës ‘shkriu’ një pronë komunale në pronë private në grafikën e gjeoportalit.

    Dy ditë pas transmetimit të emisionit, Krasniqi pranoi vlerësimin (që mban datën e 25 shkurtit) nga kryetari Burim Berisha, ku në të gjitha fushat u vlerësua me notë të dobët (1).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark