Pushteti i Nismës Socialdemokrate në Malishevë ka përzgjedhur anëtarin e nëndegës së kryesisë, Milaim Morinën për pozitën e drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ganimete Tërbeshi” në fshatin Astrazup. Po akuzohet kryetari i komunës, Ekrem Kastratin që mori një vendim jo të drejtë.
Vendimi politik po quhet nga kundërkandidati i tij, Rasim Morina. Ai numëron një sërë shkeljesh e parregullsish që janë bërë përgjatë këtij konkursi. Ndër shkeljet kryesore ai potencon se nuk iu numëruan pikët e shkollimit themelore, me të cilat ai do të dilte bindshëm fitues.
“Ashtu që në formularin B1, kolona 2 “Nota Mesatare gjatë studimeve 4 vjeçare) unë si kandidat nuk jam vlerësuar fare me pikë, edhe pse është obligative që të vlerësohem nga komisioni”, shkruan në ankesën e tij.
Duke u bazuar vetëm në poentimin e këtyre kolonave të cilat sipas tij qëllimisht janë neglizhuar nga komisioni, automatikisht atë do ta bënin kandidatin më meritor dhe fitues të këtij konkursi, sepse kandidati fitues ka 77.83 pikë, ndërsa ai ka 77.50 pikë, që i bije vetëm 0.33 pikë më shumë.
Rasim Morina tha për Insajderin se po bëhen afro dy javë që ka ushtruar të drejtën e ankesës. Por që nuk ka pranuar asnjë përgjigje.
Sipas tij me përzgjedhja e Milaim Morinës si drejtor u bë pasi ai ka lidhje të ngushtë me Nismën Socialdemokrate, është anëtar i saj. Me këtë ai pretendon se janë shkelur parimi i ligjshmërisë dhe depolitizimit, parimi i meritës dhe kompetencë dhe parimi i paanshmërisë”.
Për këto pretendime, Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigja nga kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati por i njëjtit deri tani nuk ka kthyer përgjigje. Ka ditë pyetjet janë dërguar në imellin zyrtar të kryetarit e të komunës.
Edhe nga fotografitë e publikuara në rrjetin social “Facebook” vërehet afërsia e Milaim Morinës me Nismës Socialdemokrate.
Gjatë këtij konkursi ai thotë se ka vërejtur edhe shkeljen tjetër. Kryetari i Komisionit për intervistim është zgjedhur Enver Mazreku, i cili sipas Morinës është me kualifikim jashtë fushës së edukimit dhe arsimit, e që bie në kundërshtim me udhëzimin administrativ ku thuhet se “Anëtarët e MASHT dhe DKA duhet të kenë së paku një kualifikim të barasvleshëm me kërkesën për kualifikim të kandidatëve për pozitë të drejtorit, (pra njëri anëtar nuk ka as kualififikim arsimor)”.
Shkelje tjetër është që gjatë intervistës nuk është marrë për bazë fare kualifikimi, nuk është marrë fare për bazë zhvillimi profesional, nuk janë marrë fare për bazë certifikatat e trajnimit, të gjitha këto përgatisin personin të jetë kandidat serioz në intervistë kjo përcaktohet se: Nuk munden me qenë 330 kredi me 240 kredi, nuk mundet me qenë i barabartë shkollimi Master në Udhëheqje në Arsim, me nivelin Bachelor.
/GazetaInsajderi
Ankesën e plotë të kandidatit, Rasim Morina mund ta gjeni KËTU.