Komuna e Prishtinës i ka siguruar një vend pune bashkëshortit të deputetes së LDK-së. Milot Lala që për grua ka deputeten, Marigona Geci, ka marrë pozitën “Zyrtar i Prokurimit “.
Gazeta Insajderi
Në fillim të këtij muaji Komuna që udhëhiqet nga Përparim Rama i LDK-së, ka shpallur rezultatet për konkursin “Zyrtar i Lartë i Prokurimit”.
Këtë pozitë del se e ka fituar Milot Lala, duke grumbulluar 95.2 pikë.
“Komisioni i pranimit pas përfundimit të vlerësimit përfundimtar të kandidatëve për pozitën: Zyrtar i Lartë i Prokurimit, Grupi: Grupi i Prokurimit Publik me RN00014820 ka përzgjedhur si kandidatin/ën më të suksesshëm“, thuhet në njoftimin e Komunës.
I njëjti është bashkëshort i deputetes së LDK-së.
Kush është Milot Lala?
Emrit që iu besua pozita e lartë nga Komuna e Prishtinës, siç merr vesh Insajderi është bashkëshorti i deputetes së LDK-së, Marigona Geci.
Kjo mund të vërehet edhe në postimet e bëra nga Gani Geci.
Milot Lala mbante edhe pozitën e drejtorit. Lala në vitin 2016 ishte Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Vitinë Komunën e Vitisë. /Insajderi.org/