
Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të thirrur për të diskutuar për mbështetje financiare të Policisë së Kosovës.
Megjithatë, seanca është duke vazhduar me opozitën.
Armend Zemaj, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar partinë në pushtet që nuk ka shkuar në Kuvend të diskutojë për një temë që sipas tij po prek direkt policët në vend.
“Pushteti me lot krokodili për policët” tha Zemaj mes tjerash në foltore të Kuvendit.
Tutje, Zemaj ka bërë të ditur se LDK mbështetë Rezolutën për Financimin e Policisë së Kosovës. /Gazeta Insajderi/
@insajderiofficial #ArmendZemaj #Kosova #shqipe #LDK #Albaniche #shqiptar #kuvendi #qeveria #albinkurti #policiaekosoves ♬ original sound – GazetaInsajderi