Pushteti nuk ia ka dhënë mundësinë analistit Nexhmedin Spahiu që të “sakrifikohet për RTK’në” si Adem Jashari për lirinë. Para disa dite Spahiu kishte folur rreth kandidimit të tij për drejtor gjeneral të RTK’së. Ai kishte deklaruar se këtë kandidim po e bënë sakrificë për RTK’në, sikurse Adem Jashari për lirinë.
“Nuk po afrohem me marrë shpërblim, po afrohem për me sakrifiku mos të them njejtë por të përafërt me Adem Jasharin, siç e ka bërë ai sakrificën për popullin dhe për lirinë e atdheut, detyrën për drejtorin e RTK-së po e marrë unë”, pati deklaruar ai në Kanal10.
Ndërkohë që, një mundësi e tillë nuk iu dha Spahiut. Pasi që sot Bordi i RTK-së njoftoi se kanë anuluar konkursin për drejtor të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, pas një votimi të sotëm në mbledhjen e bordit të transmetuesit publik.
“Bordi i RTK-së, në mbledhjen e sotme të tij, ka shqyrtuar pikën e rendit të ditës mbi votimin për hapjen e zarfave për konkursin e drejtor të përgjithshëm. Gjatë diskutimeve, zyrtari ligjor ka sqaruar të gjithë bazën ligjore për të trajtuar këtë proces më tej, duke theksuar se tejkalimi i afatit paraqet bazë për anulimin e konkursit, kjo për të mos cenuar ndonjë të drejtë të aplikuesve ose procesin e rregullt të konkursit. Me këtë rast, anëtarët e Bordit, me shumicë votash, kanë votuar kundër hapjes së zarfave pas kalimit të afatit të përcaktuar, duke anuluar kështu procesin e konkursit për drejtor të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e bordit.