Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, tha se paga mesatare në Kosovë këtë vit është 780 euro.
Deklaratës së tij i ka reaguar Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila tha se pushteti po gënjen.
Sipas saj, të vetmit që kanë pasur rritje page në Qeverinë Kurti janë vetë kryeministri, ministrat, këshilltarët dhe asistentët e tyre.
Ajo ka përmendur edhe pagën e Gani Jakupit.
“Paga i është shumëfishuar Gani Jakupit që është paguar 7 mijë e 500 euro në muaj, Gazmend Begollit i cili për një konsulencë në KEK ka marrë rreth 27 mijë euro, këshilltarit të ministrit të kulturës i cili paguhet 5 mijë e 560 euro në muaj”, ka shkruar Bajrami.
Bajrami ka përmendur edhe se si Ministria e Kulturës ka ndarë mjete për OJQ’në ku më parë ka qenë drejtor ekzekutiv vetë Ministri Hajrulla Ceku, derisa ka shtuar se fitimi u është rritur edhe kompanive që pa konkurrencë marrin tenderë njëburimorë.
Ajo ka premtuar se me ardhjen e LDK’së në pushtet, do të rriten pagat.
“Qytetarëve pagat do u rritën me qeverisjen e LDK-së. Program “Rruga e Re” është alternative e vetme”, ka shkruar Bajrami.