
Vetëvendosje është kritikuar tradicionalisht për standarde të dyfishta. Mbrojtëse e njerëzve të saj dhe sulmuese e atyre që nuk janë pjesë e VV-së. Ngjashëm ka ndodhur edhe në fillim të këtij viti.
Zyrtarë të lartë e të mesëm të partisë janë hedhur në mbrojtje të Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci i cili u përfshi në skandalin financiar, për të cilin mediat sllovene tregojnë që, ai ka përfituar nga GEN-I dega në Beograd një shumë pagesa mujore prej 5 deri në 55 mijë euro ose mbi gjysmë milioni euro në total.
Në anën tjetër, janë treguar shpërfillës të kritikave që kanë bërë shumë njerëz për largimin nga puna të gruas së heroit Ilaz Kodra.
Gruaja e heroit Ilaz Kodra nuk është anëtare e VV-së. Kjo duket se ka mjaftuar që pushtetarët e rinj ta largojnë nga puna dhe publikisht të përpiqen që ta portretizojnë për përfshirje në keqpërdorime financiare.
Posta e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se punonjësja e këtij institucioni Kimete Kodra nuk është larguar nga puna.
Sipas njoftimit, në janar këtij viti, në kuadër të disa kontrolleve në zyrat në Skenderaj dhe rajonin e Mitrovicës janë hasur parregullsi në shumë prej 15 mijë euro. Derisa, zyrtarët po trajtohen nga komisioni disiplinor.
Lajmi për largimin e Kimete Kodres nga puna bëri bujë të madhe në media pasi që ajo është bashkëshortja e heroit Ilaz Kodra. Lidhur me këtë rast pati reaguar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e cila kishte akuzuar kryeministrit Kurti për largimin e Kimete Kodreës nga puna.