Pushteti thanë se i kanë numrat, por Albulena Haxhiu akuzon “opozitën” për tendenca bllokuese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pushteti thanë se i kanë numrat, por Albulena Haxhiu akuzon “opozitën” për tendenca bllokuese

    Insajderi
    17 April 2025 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se mori pjesë në konsultime me kryesuesin Dehari.

    Gjatë mbledhjes, sipas saj, LDK tha se shprehu qëndrimin se Avni Dehari s’ka të drejtë t’i ftojë në takim konsultativ. AAK, tha Haxhiu, deklaroi se duhet vazhdohet ku mbeti seanca e parë.

    Por, Haxhiu tha se deputetët s’mund të betohen pasi ka vendim për mosverifikimin e mandateve, ndërkaq PDK, sërish në takim ka kërkuar dorëheqjen e anëtarëve të qeverisë.

    Në këto rrethana nuk e dimë se si të vazhdojmë tutje. Por, është e qartë se ka tendencë të hapur për të bllokuar konstituimin e kuvendit dhe për këtë janë përgjegjëse partitë opozitare”, ka thënë ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark