"Pushtimi i plotë i Ukrainës mund të ndodhë brenda 24 orëve" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Pushtimi i plotë i Ukrainës mund të ndodhë brenda 24 orëve”

    Insajderi
    23 February 2022 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka paralajmëruar se pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme.

    Morrison-i e dënoi veprimin e Rusisë, të cilin e quajti të paprovokuar dhe të papranueshëm, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

    Kryeministri australian gjithashtu tha se Rusia është “në kulmin e gatishmërisë që tani ta përfundojë pushtimin e plotë të Ukrainës dhe kjo ka gjasë që të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme.”

    “Tashmë ka raportime edhe për granatime dhe gjëra të asaj natyre që do të mund të jepnin shenjë se një gjë e tillë tashmë ka nisur”, shtoi ai.

    Sipas Morrison-it, vendet demokratike dhe liberale duhet që të qëndrojnë së bashku për t’i kundërshtuar shtetet autoritare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark