Pushtimi i RTP’së – A i ka parë këto pamje ndonjëherë “gazetarja” Grida Duma – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pushtimi i RTP’së – A i ka parë këto pamje ndonjëherë “gazetarja” Grida Duma

    Insajderi
    28 March 2023 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grida Duma dha mbrëmë një deklaratë skandaloze derisa po fliste për vrasjen e rojë së Top Channel-it, përkatësisht gjuajtën me kallashnikov kundrejt godinës së televizionit. Këtë akt ajo e ka krahasuar me bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë.

    Tha se këto sulme kanë ndodhur vetëm në vendet ku ka pasur luftë, përmendi Serbinë por siç duket Duma e cila së fundmi është punësuar në Top Channel, si “gazetare” nuk i ka parë asnjëherë pamjet e pushtimit të Radio Televizionit të Prishtinës nga forcat serbe.

    Afro 33 vjet më parë forca të mëdha policore pushtuar Radiotelevizionin e Prishtinës, shumë punëtorë shqiptarë u larguan nga vendet e tyre të punës, u ndërpre edhe transmetimi programor në gjuhën shqipe. Duke pasuar me masa tjera tejet të dhunshme.

    Edhe ky akt mund të cilësohet si “akt i paprecedentë ndaj fjalës së lirë”, kjo lë të nënkuptosh që Duma nuk është përpjekur mjaftueshëm me “kërkimet” e saj për të parë, se ku realisht kanë ndodhur këto sulme brutale ndaj medias. Në vend të kësaj ajo përmendi bombardimet e NATO-s kundrejt një Serbie të dhunshme ndaj Kosovës, që la mijëra të vdekur e të tjerë të zhdukur që edhe sot nuk dihet për fatin e tyre.

    Ne si Top Story u përpoqëm të bëjmë kërkime kudo, ku ka ndodhur të goditet një media dhe fjala e lirë në këtë mënyrë, një media kaq e madhe prestigjioze. Vetëm në vendet ku kanë luftë. Aktualisht po të shikoni ka ndodhur në Ukrainë, ka ndodhur në Irak ka ndodhur në Serbi kur forcat e NATO-s bombardonin. Nuk ka raste të tilla, sot në aktualitetin e tanishëm”, u shpreh ajo mes tjerash përcjell Insajderi.

    Më poshtë mund të ndiqni pamjet se si paramilitarët serb okupuan RTP-në me 5 korrik të vitit 1990:

    https://www.youtube.com/watch?v=m4x9FK4FkeE


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark