Putin e kryesoi mbledhjen e Këshillit të sigurisë në Krimenë e aneksuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putin e kryesoi mbledhjen e Këshillit të sigurisë në Krimenë e aneksuar

    Insajderi
    19 August 2016 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjendet në Krime, që është gadishull i Ukrainës në Detin e Zi, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

    Mediat ruse kanë raportuar sot se Putin po e udhëheq sesionin e Këshillit të sigurisë së Rusisë dhe do të marrë pjesë në një forum të rinisë.

    Në mbledhjen e fundit të Këshillit të sigurisë, më 11 gusht, Putin ka shfaqur nevojën për shtimin e sigurisë në Krime, pasi Moska pretendon se e ka ndërprerë një komplot për sabotazh nga Ukraina.

    Ukraina e ka hedhur poshtë ekzistimin e ndonjë plani të tillë, ndërsa zyrtarët perëndimorë thonë se Moska nuk e ka paraqitur asnjë dëshmi të besueshme.

    Pardje, presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha se shpjegimi i Rusisë është i “pabesueshëm”.

    Prej aneksimit të Krimesë, presidenti Putin pesë herë e ka vizituar këtë rajon. /Rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark