Putin e uron Erdoganin për fitore në referendum – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Putin e uron Erdoganin për fitore në referendum

    Insajderi
    19 April 2017 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fitore në referendum, me të cilin do të zgjerohen kompetencat e tij, kështu ka njoftuar mbrëmë mediat shtetërore turke.

    Presidenca e Rusisë tha se Putin i ka telefonuar Erdoganit dhe e ka uruar për “udhëheqjen e suksesshme” të referendumit.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, po ashtu, e ka uruar Erdoganin për fitoren e tij në referendum, rezultati i të cilit është kundërshtuar nga opozita në Turqi dhe është pritur në mënyrë të ftohtë në Evropë.

    Mediat turke raportuan se Putin dhe Erdogan kanë theksuar rëndësinë e normalizimit të lidhjeve dhe mbajtjen e armëpshimit në Siri, që ishte ndërmjetësuar së bashku nga Ankaraja dhe Moska, në fillim të këtij viti.

    Të dy palët kanë bërë thirrje për hetime të pavarura lidhur me sulmin e dyshuar kimik në Siri, më herët këtë muaj, nga i cili janë vrarë 89 vetë, ka njoftuar Kremlini.

    Ankaraja ka thënë se gazi vdekjeprurës sarin ishte përdorë nga regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, por ky qëndrim është kundërshtuar nga Rusia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark