Putin: Hakera patriotë mund të kenë kryer sulme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Putin: Hakera patriotë mund të kenë kryer sulme

    Insajderi
    02 June 2017 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi se piratë kibernetikë patriotë mund të kenë ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, por kurrsesi aktiviteti i tyre nuk ka qenë i financuar nga Moska.

    Kjo përbën herën e parë që lideri i Kremlinit duket se pranon mundësinë që sulme kibernetike në lidhje me zgjedhje në vendet e tjera mund të kenë nisur nga vendi i tij.

    Gjatë forumit ekonomik të Shën Peterburgut, Putin i krahasoi hakerat me artistët që mund të veprojnë në emër të Rusisë, nëse mendojnë se interesat e vendit të tyre po kërcënohen.

    “Artistët mund të veprojnë në emër të vendit të tyre dhe të pikturojnë diçka. Njësoj ndodh edhe me hakerat, nëse lexojnë apo shohin diçka për lidhjet mes shteteve. Nëse janë patriotë, ata kontribuojnë në një mënyrë që mendojnë se është e drejtë dhe luftojnë kundër atyre që thonë gjëra të këqija për Rusinë”, tha Presidenti rus.

    Putin mohoi kategorikisht që hakerat të jenë ndihmuar nga shteti rus, pasi tha se Kremlini nuk bën gjëra të tilla. Por, gjithashtu shtoi se hakerat, përmes aktivitetit të tyre kibernetik, nuk mund të ndikojnë dot zgjedhjet në asnjë vend, pasi piratët kibernetikë janë të zotë me teknologjinë, por nuk kanë akses në mendjet dhe bindjet e njerëzve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark