Putin: Hakerët nuk kanë lidhje me shtetin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Putin: Hakerët nuk kanë lidhje me shtetin

    Insajderi
    01 June 2017 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se hakerët rusë mund t’i sulmojnë ata që kritikojnë vendin e tyre, për shkak të ndjenjave “patriotike”, por këmbënguli se Qeveria ruse nuk është e përfshirë në sulme kibernetike.

    Putin i bëri komentet në një takim me redaktorë të agjencive ndërkombëtare të lajmeve, në Shën Petersburg.

    Komentet vijnë si përgjigje ndaj inteligjencës amerikane, e cila ka konstatuar se hakerë rusë, të urdhëruar nga Kremlini, kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

    “Nuk jemi të përfshirë në nivel shtetëror dhe nuk do të përfshihemi. Përkundrazi, po bëjmë përpjekje ta luftojmë këtë dukuri brenda vendit tonë. Në çdo rast, jam i bindur se asnjë haker nuk mund të ndikojë fushatat zgjedhore në Evropë, Azi ose SHBA”, tha Putin.

    Ai po ashtu kritikoi, siç tha, rusofobinë në vendet që përpiqen të izolojnë Rusinë.

    Kjo u pa si referencë e qartë për SHBA-në dhe BE-në, të cilat i kanë vënë sanksione Moskës për shkak të aneksimit të paligjshëm të Gadishullit ukrainas të Krimesë.

    Puin tha se këto masa ndëshkuese kanë pasur “zero efekt” dhe shfaqi shpresën se do të marrin fund, pasi, siç tha, janë “kundërproduktive” për të gjitha palët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark