
Bashkimi Evropian (BE) shtoi edhe 217 individë dhe 18 organizata në listën e sanksioneve kundër Rusisë. Në këtë listë janë gjithashtu vajzat e Putinit, Maria dhe Ekaterina, dhe oligarkët Moshe Kantor, Boris Rotenberg dhe Oleg Deripaska, transmeton Insajderi.
Në dekleratën me shkrim të Këshillit Evropian thuhet se mes 217 personave të listuar, janë zyrtarë të lartë të Kremlinit, oligarkët Moshe Kantor, Boris Rotenberg dhe Oleg Deripaska, biznesmenë të tjerë kryesorë në sektorë kryesorë ekonomikë si energjia, financat, mediat, mbrojtja dhe industria e armëve dhe përkrahësit e dezindormatave.
Lista përfshin po ashtu edhe anëtarët e familjes siç janë vajzat e presindetit Putin, Maria Vladimirovna Vorontsova dhe Ekaterina Vladimirovna Tikhonova.
Në këtë listë janë përfshirë edhe ministrat e të ashtuquajturës “Republika Popullore e Donetskut” dhe “Republika Popullore e Luhanskut” dhe anëtarë të “Këshillit Popullor”./Insajderi/