Presidenti rus Vladimir Putin u ka thënë rusëve se paqja me Ukrainën do të ndodhë vetëm “kur t’i arrijmë objektivat tona”.
Ai po mban konferencën e tij të parë të madhe për shtyp që kur nisi pushtimin e tij të parë në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt tw vitit 2022.
Putin ka kombinuar kontaktin e tij vjetor të telefonit “linjë direkte” me rusët me një audiencë gazetarësh.
Ngjarja vjetore nuk u zhvillua vitin e kaluar.
“Ekzistenca e vendit tonë pa sovranitet është e pamundur. Thjesht nuk do të ekzistojë,” i thotë ai prezantueses së Channel One të kontrolluar nga shteti, Yekaterina Berezovskaya, raporton BBC.
Putin theksoi se ekonomia e Rusisë është e fortë për një kohë lufte dhe tema e bisedës zhvendoset shpejt në Ukrainë.
Siç tha ai “do të ketë paqe [në Ukrainë] kur të arrijmë objektivat tona”. Ata “objektiva nuk ndryshojnë”, thotë ai, duke renditur “denazifikimin, çmilitarizimin dhe statusin e tij neutral”. Këto janë temat që ai ka nxjerrë në pah që nga fillimi i luftës.