Putin: Mund t’i shesim Amerikës tokat me minerale të rralla, edhe ato që kemi në Ukrainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Putin: Mund t’i shesim Amerikës tokat me minerale të rralla, edhe ato që kemi në Ukrainë

    Insajderi
    25 February 2025 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti rus Vladimir Putin u ka ofruar Shteteve të Bashkuara mundësinë e blerjes së tokës ruse me minerale të rralla, duke përfshirë depozitat e vendosura në zonat e Ukrainës lindore të cilat janë pushtuar gjatë luftës nga Rusia.

    “Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me partnerët tanë, përfshirë amerikanët”, tha Putin të hënën, duke lënë të hapur mundësinë e rifillimit të eksporteve të aluminit rus në Shtetet e Bashkuara.

    Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Rusia ka shumë më tepër burime natyrore të këtij lloji sesa Ukraina.

    Presidenti rus tha se marrëveshjet e mundshme për shfrytëzimin e tokave të rralla mund të shtrihen edhe në depozitat e vendosura në territoret ukrainase që kanë rënë nën kontrollin e Moskës pas tre vitesh konflikt.

    Më herët të hënën, presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve në Uashington se “marrëveshjet e mëdha ekonomike me Rusinë” ishin të pashmangshme. Menjëherë pas deklaratave të Trump, Putin thirri një takim urgjent dhe të paparalajmëruar me ministra dhe këshilltarë ekonomikë, me fokus në metalet e rralla.

    Ndërkaq, dje Donald Trump, teksa ishte ulur përkrah Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë, iu referua tokave të rralla të Ukrainës, duke folur për nevojën për të arritur një marrëveshje me Kievin për mineralet dhe tokat e pasura me to, në mënyrë që – siç tha ai – SHBA të rikuperojë një pjesë të burimeve të mëdha ekonomike që ia ka dhënë Kievit gjatë luftës në formë ndihmash.

    Sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS), Rusia mban rezervat e pesta më të mëdha të tokës së rrallë në botë, pas Kinës, Brazilit, Indisë dhe Australisë. (A2 Televizion)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark