Putin në Greqi për blerjen e një porti në Selanik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putin në Greqi për blerjen e një porti në Selanik

    Insajderi
    27 May 2016 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin sot në Athinë pas dhjetë vitesh, i shoqëruar nga një grup ministrash e biznesmenësh, midis tyre krerët e GAZPROM-it dhe ROSNEFT-it.

    Ai do të ketë takime me homologun e tij grek Prokopis Pavlopoulos menjëherë pas mbërritjes së tij në aeroporin e Athinës, në orën 15 e 30minuta dhe më pas takim kokë më kokë me kryeministrin Aleksis Tsipras, me të cilin pritet të nënshkruajë një numër deklaratash dhe marrëveshjesh.

    Midis tyre veçohen nënshkrimi i marrëveshjes midis kompanisë greke të naftës ELPE dhe asaj ruse ROSNEFT, bisedat për uljen e çmimit të gazit natyror, bashkëpunimi dhe aleanca në gazjellësin South Stream 2.

    Gjithashtu, pala ruse sjell dy propozime për blerjen e një pjese të portit të Selanikut, që do i japë mundësinë për të pasur një pikë strategjike në Mesdhe si dhe për blerjen 100% të kompanisë së trenave TRAINOSE dhe asaj të hekurrudhave .

    Axhenda e bisedimeve të dy udhëheqësve do të përqendrohet në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare, tërheqjen e investimeve ruse, promovimin e eksporteve greke, kryesisht në industrinë e përpunimit të ushqimit, energjisë dhe turizmit, përmirësimin e dialogut politik në zhvillimet ndërkombëtare dhe rajonale, sidomos për marrëdhëniet BE-Rusi dhe NATO-Rusi, bashkëpunimin në fushën e kulturës, arsimit, shkencës dhe teknologjisë.

    Deklaratat e presidentit Putin dhe kryeministrit Tsipras në konferencën e përbashkët do të jepen sipas programit prej orës 19 deri 19 e 30 minuta të mbrëmjes, shkruan topchannel.

    Presidenti Putin të shtunën do të fluturojë drejt Selanikut, ku do të pritet nga ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias dhe më pas do të niset drejt Malit të Shenjtë për një pelegrinazh me rastin e 1000-vjetorit të funksionimit të një manastiri rus deri në mbrëmje, kur do të përfundojë vizita zyrtare e tij dyditore. Bashkë me të, në Malin e Shenjtë do të jetë edhe Patriarku i Moskës, Kiril.

    Për viziten 2-ditore të presidentit rus janë marrë masa tepër të rrepta sigurie me mbi 2500 pjesëtarë të forcave policore dhe atyre speciale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark