Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se pushtimi i Ukrainës mund të mos kishte ndodhur kurrë nëse Donald Trump do të ishte president i SHBA në atë kohë.
“Nuk mund të mos pajtohem me të se nëse ai do të kishte qenë president – nëse fitorja e tij nuk do të ishte vjedhur në vitin 2020 – atëherë ndoshta nuk do të kishte pasur kriza në Ukrainë që u shfaq në 2022”, tha Putin.
Dy ditë më parë, Trump shkroi përmes një postimi në Truth Social:
“Le ta mbarojmë këtë luftë, e cila nuk do të kishte filluar kurrë po të isha President! Ne mund ta bëjmë atë në mënyrën e lehtë, ose në mënyrën e vështirë – dhe mënyra e lehtë është gjithmonë më e mirë.”
Komentet e fundit të Putinit dhe përafrimi i retorikës së tij me atë të Trump duke përsëritur pretendimin e rremë se zgjedhjet e 2020 ishin “vjedhur” ka të ngjarë të nxisin më tej spekulimet për një takim të mundshëm midis dy liderëve./abcnews.al