Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nisi turneun në Azinë Qendrore, me ndalesën e parë në Kazakistan.
Putin takoi presidentin kazak, Nursultan Nazarbaev, në Almati dhe lavdëroi bisedimet e fundit atje për zgjidhjen e konfliktit 6-vjeçar në Siri.
Putin do të vizitojë edhe Taxhikistanin dhe Kirgizinë.
Kazakistani, Kirgizia dhe Rusia janë vende anëtare të Unionit Euroaziatik Ekonomik dhe të Organizatës së Traktatit për Siguri Kolektive – dy grupime që Moska i shfrytëzon për të ruajtur ndikimin në rajon.
Kremlini tha se udhëtimi i Putinit ka për qëllim të shënojë 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Moskës me tre vendet e Azisë Qendrore, shkruan REL.
Por, ai nuk do të vizitojë dy vendet e tjera të këtij rajoni, Uzbekistanin dhe Turkmeninë.