Putin reagon ndaj akuzave të SHBA-së për hakerët rusë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Putin reagon ndaj akuzave të SHBA-së për hakerët rusë

    Insajderi
    16 October 2016 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke folur pas samitit të grupit BRICS, Putin ka thënë se beson se akuzat për sulmet kibernetike janë kryesisht retorikë e fushatës së Shtëpisë së Bardhë.

    Presidenti rus ka thënë se shpreson që marrëdhëniet Moskë-Uashington, mund të përmirësohen pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

    Nënpresidenti amerikan Joe Biden, më 14 tetor ka thënë se “ne jemi duke dërguar një mesazh” Putinit, dhe “në kohën kur ne të zgjedhim, në bazë të rrethanava ky mesazh do të dërgohet me qëllim që të ketë ndikim më të madh”.

    “Për herë të parë, prej një niveli të tillë, Shtetet e Bashuara kanë konfirmuar se janë duke bërë një gjë të tillë, ne në një farë masë ato janë kërcënuese”, u ka thënë Putini gazetarëve.

    Ai sërish ka mohuar se Rusia po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark