Putin rrëzohet gjatë një loje hokeji - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putin rrëzohet gjatë një loje hokeji

    Insajderi
    11 May 2016 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Por edhe udhëheqësi më aktiv nuk është i imunizuar ndaj rrëzimit. Në akullin e Sochit, të martën ndodhi pikërisht kjo: shefi i Kremlinit u plandos në tokë gjatë një ndeshjeje amatore hokeji, ku nuk la sidoqoftë pa i treguar aftësitë e veta me shënimin e një pike dhe ndihmës së dhënë në realizimin e dy të tjerave.

    Presidenti, i veshur me një kostum që mbante numrin 11, drejtoi një ekip të përbërë nga zyrtarë, biznesmenë dhe ish-lojtarë të hokeit në akull, njofton Tch.

    Skuadra e tij fitoi ndaj kundërshtarëve me rezultatin 9 me 5. Në fund të lojës, kreut të shtetit rus iu dorëzua një trofe nga ish-lojtari sovjetik Alexander Yakushev.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark