Putin: Rusia e gatshme të rinisë negociatat për Ukrainën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Putin: Rusia e gatshme të rinisë negociatat për Ukrainën

    Insajderi
    19 February 2025 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia është e gatshme të rinisë negociatat për Ukrainën, një çështje që ai e konsideron prioritet kombëtar.

    Reagimi i tij ka ardhur pas bisedimeve të djeshme mes SHBA-së dhe Rusisë, shkruan The Guardian , përcjell Insajderi.

    Në një deklaratë për agjencitë Interfax dhe Tass, Putin tha se bisedimet midis dy vendeve kishin për qëllim të rritnin besimin mes palëve dhe se ato ishin zhvilluar pa “anshmëri apo gjykim”.

    Ai e vlerësoi këtë dialog si një hap pozitiv dhe shprehu gatishmërinë për të rifilluar negociatat në lidhje me situatën në Ukrainë.

    Putin u shpreh gjithashtu rëndësinë e një marrëdhënieje më të fortë mes dy fuqive globale dhe shprehu shpresën se ky proces mund të ndihmojë në uljen e tensioneve.

    Presidenti rus Vladimir Putin citohet të ketë thënë se presidenti amerikan Donald Trump i tha atij se Ukraina do të merrte pjesë në bisedimet e ardhshme të paqes.

    Ai gjithashtu ka thënë se do të ishte i lumtur të takohej me Trump, por ai takim ende duhet të përgatitet, shkruan The Guardian


    Në reagimin e tij të parë pas bisedimeve të delegacioneve të SHBA-së e Rusisë në Riad të Arabisë Saudite, Putin tha se Rusia është e gatshme të negociojë për Ukrainën

    Ai citohet nga agjencitë Interfax dhe Tass të ketë thënë se është gati t’u kthehet negociatave për Ukrainën, që është një prioritet për Rusinë.

    Ai vlerësoi gjithashtu bisedimet SHBA-Rusi, duke thënë se qëllimi i tyre ishte të rrisnin besimin midis dy vendeve dhe se të dyja palët vepruan pa “paragjykim apo gjykim”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark