×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putin takon Vulin, Moska: Situata në Ballkan na shqetëson

    Insajderi
    04 September 2024 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Situata e tensionuar në Ballkanin Perëndimor do të jetë temë e bisedimeve mes presidentit rus Vladimir Putin dhe zëvendëskryeministrit serb Aleksandër Vulin këtë të mërkurë. Këtë e tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Ai kujtoi se “Vulin, i cili ka vizituar Federatën Ruse disa herë, është përgjegjës në qeverinë serbe, për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në emër të Vuçiç.

    Zëvendëskryeministri i Serbisë do të diskutojë çështjet aktuale me presidentin rus dhe gjithçka që lidhet me situatën në Ballkan. Ajo është ende objekt i shqetësimit tonë të thellë, raporton A2.

    “Putin dhe Vulin do të takohen në vazhdën e Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok. Takimi i paralajmëruar është kritikuar nga Bashkimi Europian”, tha Peskov.

    Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Brukseli tha se një hap i tillë nuk është në përputhje me vlerat e bllokut e as me procesin e anëtarësimit në të, citon A2.  

    “Bashkimi Evropian ka qenë tejet i qartë me partnerët: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të të Rusisë kundër Ukrainës”, thuhet në reagimin e BE.

    Kryeministri serb Millosh Vuçeviç replikoi se nuk ka asgjë të tmerrshme tek fakti që Vulin do të takojë Putinin. Teksa kujtoi se nuk I kanë ndërprerë asnjëherë marrëdhëniet diplomatike me Moskën, ai u shpreh se Beogradi nuk inkurajon as luftën e as shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës. (A2 Televizion)

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark