Presidenti rus Vladimir Putin tani është duke iu drejtuar kombit të tij ndërsa është ulur në një tryezë pranë dy flamujve rusë pas sulmit terrorist të mbrëmshëm në Moskë.
Ai e ka quajtur sulmin në sallën e koncerteve një “akt terrorist barbar”, duke shtuar se “armiqtë tanë nuk do të na ndajnë”.
Ata që janë përgjegjës do të ndëshkohen, tha ai, ndërsa ka falënderuar shërbimet e urgjencës dhe shërbimet speciale për përpjekjet e tyre pas sulmit të mbrëmshëm në Moskë.
Presidenti rus vazhdon duke thënë se sulmuesit u përpoqën të arratiseshin drejt Ukrainës dhe siguria është forcuar si përgjigje. Një pretendim që Ukraina e ka mohuar.
Ai ka shpallë ditë zie për 24 mars.
Të gjithë përgjegjësit do të ndëshkohen, shton ai, duke thënë se të gjithë sulmuesit janë gjetur, raporton BBC