
Mëtutje, sot duke folur në emisionin e transmetuar në televizion të pyetjeve dhe përgjigjeve, Putin i ka akuzuar liderët e Turqisë se bashkëpunojnë me terroristët, e nuk luftojnë kundër tyre.
“Ne konsiderojmë se Turqia është miku ynë, por ne kemi probleme me disa politikanë, sjellja e të cilëve ishte jopërkatëse”, tha Putin.
Raportet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë janë përkeqësuar dukshëm prej se Turqia e rrëzoi një aeroplan ushtarak rus përgjatë kufirit turko-sirian, në nëntor të vitit të kaluar.
Ky aeroplan po kryente operacione në kuadër të ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Siri.
Ankaraja thotë se aeroplani luftarak rus e kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.