Putin: Ushtria ruse nuk paraqet kërcënim për të tjerët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putin: Ushtria ruse nuk paraqet kërcënim për të tjerët

    Insajderi
    13 November 2016 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se forcat e armatosura të vendit të tij “nuk e kërcënojnë askend” por janë të domosdoshme “për të garantuar siguri për vendin dhe popullin tonë”.

    Siç njofton Radio Evropa e Lirë, këto komente ai i ka bërë mbrëmë gjatë një vizite te një kontraktor ushtarak në qytetin Jaroslavl.

    Presidenti Putin tha se ushtria e Rusisë e ka shtuar “shumë herë” numrin e ushtrimeve, që sipas tij “herë-herë i shqetësojnë rivalët tanë”.

    “Kur ata ushtrojnë, ne nuk shqetësohemi”, tha Putin dhe ka shtuar se “për ndonjë arsye ata shqetësohen çdo herë dhe janë shumë nervoz”.

    Ka pasur rritje të shpejtë të veprimit kundërshtues ndërmjet ushtrive të NATO-s dhe Rusisë, gjatë muajve të fundit.

    Më 10 nëntor, Marina ruse tha se e ka detyruar një nëndetëse holandeze të tërhiqet. Rusia ka shprehur dyshim se ajo i ishte afruar forcës së saj detare në pjesën lindore të Detit Mesdhe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark