Putin zgjat embargon mbi ushqimet nga Perëndimi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Putin zgjat embargon mbi ushqimet nga Perëndimi

    Insajderi
    30 June 2017 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zgjati embargon ruse mbi prodhimet ushqimore nga Perëndimi deri në vitin 2018.

    Embargoja është përgjigje ndaj sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes së saj për separatistët në lindje të Ukrainës.

    Dekreti i Putinit thotë se embargoja mbi prodhimet perëndimore është zgjatur deri më 31 dhjetor, 2018.

    Dekreti vjen dy ditë pasi Bashkimi Evropian ka zgjatur formalisht sanksionet e tij ekonomike kundër Rusisë.

    Dy blloqet i zgjasin sanksionet njëra-tjetrës qysh në vitin 2014, kur edhe Rusia ka aneksuar Krimenë,njofton rel.

    Putin ka thënë më herët se Moska do ta heqë embargon kur Perëndimi t’i heqë sanksionet.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark