Sërish spekulime për shëndetin e Putinit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sërish spekulime për shëndetin e Putinit

    Insajderi
    07 July 2016 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë nisur spekulimet mbi shëndetin e Vladimir Putin pas një mungese disaditore të tij në publik.

    Hera e fundit që presidenti rus është parë në publik ka qenë kur ka takuar homologun e tij finlandez në 1 korrik. Që prej asaj dite ai nuk është dukur më.

    Putin kishte planifikuar një udhëtim në Siberi që e ka anuluar pa dhënë asnjë shpjegim.

    Në media thuhej sot se Putin kishte patur një bisedë telefonike me Obamën, megjithatë mosdalja e tij në TV apo vende të tjera publike shton misterin dhe hamendësimet se Putin ka probleme shëndetësore.

    Edhe muajt e kaluar ka pasur spekulime për shëndetin e presidentit rus, por deri më është mohuar një gjë e tillë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark