Putini i ashpër ndaj liberalëve në Çeçeni, zemëron mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putini i ashpër ndaj liberalëve në Çeçeni, zemëron mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut

    Insajderi
    08 February 2016 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vladimir Putin dhe ushtaraku i tij në Çeçeni Ramazan Kadyrov kanë zemëruar mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut për shkak të qasjes së tyre brutale ndaj qeverisjes dhe zbatimit të ligjit në Çeçeni dhe më gjerë, njofton ‘The Economist’, raporton Insajderi.

    Njeriu i Putinit, Kaydarov ka rritur kërcënimet ndaj politikanëve të opozitës dhe njerëzve që kundërshtojnë Putinin në Çeçeni.

    “Muajin e kaluar ai i quajti liberalët ‘çakejtë e turpshëm’ të cilët duhet të trajtohen si tradhtar të popullit. Në një intervistë për gazetën pro-Putinit “Izvestia”, Kadyrov u ofroi trajtim psikiatrik kundërshtarëve të Putinit”, thuhet në artikullin e The Economist.

    Kritikët thonë se qasja e Putinit ndaj dhunës në krahina të ndryshme të vendit është e ndryshme nga taktikat që përdoreshin nga qeveria gjatë epokës sovjetike.

    Përderisa, dhuna sovjetike ndaj njerëzve që i prishnin punë sistemit ishte e organizuar nga vetë qendra e tyre dhe kështu bëheshin hapur veprimet e dhunshme ndaj figurave që donin ti eliminonin. Teksa Putini përdor njerëzit e tij sikur Kaydarov në Çeçeni, të cilët imponojnë vullnetin e liderit rus nëpër cepat më të largët të Rusisë, të tilla sikur dërgimi i një vrasësi që eliminoi kundërshtarin e Putinit në Londër, Litvinenkon, siç ishte raportuar nga BBC.

    “Represioni rus tani është ndryshe nga ai i regjimit sovjetik, i cili kishte monopolin e dhunës. Putini e lidh represionin e tij me njerëz si Ramazan Kadyrov, i cili siguron që Vladimir Putini rregullisht të fitojë mbi 99 përqind të votave në zgjedhjet në Çeçeni”, thuhet më tej në analizën e The Economist.

    Drejtuesi çeçen nuk është i vetmi drejtues që Putini e përdor në krahinat e tij, dhe kjo po e shqetëson edhe më shumë perëndimin.

    The Guardian njofton se strategjia e Putinit në Siri është bërë tashmë e qartë dhe ky nuk është lajm I mirë për perëndimin po ashtu. Siç duket për liderin rus është më I rëndësishëm qëndrimi I aleatit të tij sirian Baashar Al Assad sesa që është i shqetësuar për kërcënimin që po paraqet ISIS për botën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark