Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së bashku me Presidentët e Rusisë dhe Argjentinës, Vladimir Putin dhe Albert Fernandez, do fillojnë prodhimin e ‘Sputnik V’ në Serbi dhe Argjentinë.
Kështu ka bërë me dije mediumi serb Tanjug, derisa është njoftuar se marrëveshja është arritur nëpërmjet një video-lidhjeje ndërmjet tre homologëve.
Siç thotë mediumi, katër milionë vaksina “Sputnik V” do të prodhohen në Serbi për 4-6 muaj.
Vaksina e parë nga Instituti serb “Torlak” mund të kthehet në vend prodhimi për 10 ditë.