
Në ditën e dytë të sulmeve ruse nfaj Ukrainës, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se tanimë ka marrë nën kontrollë perëndimin i Kievit dhe aeroportin Hostomel, në afërsi të kryeqytetit, transmeton Insajderi.
Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një fjalimi të drejtpërdrejt nga këshilli i sigurisë së Rusisë ka provuar të përçajë lidershipin ukrainas duke u bërë thirrje trupave ushtarake ukrainase që ta marrin pushtetin dhe t’i largojë udhëheqësit e deritanishëm.
“I bëj thirrje edhe një herë personelit ushtarak të forcave të armatosura ukrainase: mos lejoni neo-nazistët dhe nacionalistët radikalë ukrainas të përdorin fëmijët tuaj, bashkëshortët dhe të moshuarit si mburoja njerëzore. Merre pushtetin në duart e tua. Kështu, është më e lehtë për ne të arrijmë një marrëveshje, do të jetë”, tha Putin.
Ai u ka thënë atyre “do të jetë më e lehtë për ne të biem dakord nëse ju merrni pushtetin në duart tuaja”,
Gjatë fjalimit, ai shtoi se ishte “më e lehtë për të negociuar me ju” sesa “banda e nazistëve që ka kapur Kievin” – një referencë e dukshme për udhëheqjen aktuale të Ukrainës./Insajderi/