Statistikat tregojnë se Rusia ka një nga ushtritë më të mëdha dhe më të fuqishme në botë. Megjithatë, pavarësisht kësaj, komentohet se Putini nuk mund të arrijë përparimin e dëshiruar në Ukrainë. Sepse edhe Kremlini konfirmoi se Rusia ka pësuar humbje të rënda në Ukrainë, tramsmeton Insajderi.
Washington Post, një nga gazetat kryesore në Amerikë, shkroi në nëntë artikuj se pse ushtria ruse nuk është e suksesshme në Ukrainë:
1 – Vlerësim i Gabuar i Ukrainasve
Sipas gazetës, gabimi më i madh ishte nënvlerësimi i kapacitetit të ukrainasve për të rezistuar. Rusia kishte planifikuar një fitore të shpejtë dhe të lehtë, por Ukraina u përgjigj me armë nga Perëndimi. Nuk ishte vetëm ushtria që luftoi. Civilët bënë gjithashtu përpjekje për të bllokuar përparimin e Rusisë.
2 – Mos Përgatitja e Mjaftueshme e Njësive Ushtarake
Sipas dëshmive të ushtarëve rusë të kapur, shumë ushtarë as nuk ishin në dijeni se do të pushtonin Ukrainën. Disa kanë dekaruar se u thanë se po merrnin pjesë në një stërvitje ushtarake. Të tjerët mendonin se ishin dërguar vetëm në rajonin e Donbasit. Ushtarët rusë nuk ishin psikologjikisht të gatshëm.
3 – Pushtimi pa Furnizim të Mjaftueshëm apo Materialet të Duhur
Trupat ruse ishin gjithashtu të papërgatitur për kushtet me të cilat u përballën. Furnizimi dy javor që kishin marrë me vete u shpenzua shpejt. Në rrjete sociale ishin Janë shfaqur video që tregojnë se ushtarë rusë të bllokuar në rrugë pa karburant dhe ushtarë të uritur duke plaçkitur dyqanet.
4 – Të Pavetëdijshëm Për Për Dështim Të Logjistikës
Kur trupave ushtarake iu mbaruan ushqimi dhe furnizimet e tjera, eprorët e tyre nuk kishin plane për rimbushje tw kwtyre furnizimeve. Tanket u ndalën.
5 – Dështimi në Ndalimin e Sistemeve të Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës
Sipas ekspertëve ushtarakë, trupat ruse prisnin që sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës të shkatërroheshin përpara se trupat të dërgoheshin përtej kufirit dhe hynë në Ukrainë pa mbështetje ajrore. Washington Post; e shpjegon këtë me llogaritjen e gabuar të komandantëve ngase mendonin se do të hasnin pak rezistencë. Bwhet e ditur se avionët ushtarakë ukrainas janë ende në ajër shtatë javë pas pushtimit, trasmeton Insajderi.
6. Sulm nga Shumë fronte
Pushtimi u nis në katër fronte. Në veri drejt Kievit, në verilindje drejt Kharkovit. Ndwrkaq nga Lindja dhe jugu, nga Krimea. Kur filloi rezistenca e parë, trupat u gjendën të rreshtuara përgjatë kufijve të vendit gjw qw zgjeroi linjat tashmë të pamjaftueshme të furnizimit.
7 – Përdorimi i Komunikimit të Pasigurtë
Rusët u përfshinë në një luftë të madhe, duke përdorur telefona celularë dhe radio të modeleve të vjetra për të komunikuar. Në këtë mënyrë, ukrainasit bllokuan mesazhet për lëvizjet ruse në front. Sipas gazetës, disa nga shtatë gjeneralët rusë vdiqën sepse ukrainasit përgjuan mesazhe për pozicionin e tyre.
8 – Defektet në Zinxhirin e Komandimit dhe Zbatimit
Ekspertët kanë vërejtur se ushtria e centralizuar e Rusisë nuk i autorizon ushtarët në terren për të marrë vendime ose për të dhënë urdhra. Duke u përballur kështu me vështirësi në front, trupat detyrohen të presin urdhra nga eprorët e tyre në Moskë.
9 – Mos pwrpilimi i planit B
Trupat ruse qartazi nuk ishin të përgatitura për një skenar në të cilin do të hasnin rezistencë. Ata nuk dukej se kishin as një plan rezervë. Në vend të kësaj, trupat vazhduan të përparojnë siç ishte urdhëruar fillimisht. Kjo i bëri ata objektiva të lehtë./Insajderi/