Kremlini ka bërë të ditur se presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe, do të takohen me 27 prill.
Ky takim vjen pas takimit të tyre që u mbajt në Japoni më 15-16 dhjetor në vitin 2016.
“Palët do të diskutojnë mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë vizitës së presidentit rus në Japoni”, thuhet në një deklaratë, informon agjencia e lajmeve ruse.
Përveç kësaj, të dy udhëheqësit do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi gjendjen aktuale të marrëdhënieve dypalëshe dhe perspektivat për bashkëpunim politik, ekonomik dhe humanitar.
Kryeministri japonez, Shinzo Abe, në vizitën e Putinit në Japoni pat thënë se shpreh dëshirën për të nënshkruar personalisht traktatin e paqes mes dy vendeve.
Një traktat paqeje në mes dy vendeve nuk është nënshkruar për më shumë se 70 vjet dhe kjo është e parregullt atëherë shpreh dëshirën time që të nënshkruaj një marrëveshje paqeje në mes dy vende”, kishte thënë kryeministri japonez. /Insajderi.com