Carles Puyol, ish-mbrojtësi i Barcelonës, ka thënë një herë: “Unë nuk kam teknikën e Romarios, as shpejtësinë e Marc Overmars-it dhe nuk e kam as fuqinë e Patrick Kluivert. Por unë punoj më shumë se të tjerët, jam sikur ai studenti që nuk është më i zgjuari por përgatitet për provime dhe në fund ia del ‘okay’.”
Në këtë kontekst, tani duket më e lehtë të kuptohet pse ai e admiron Atleticon e Diego Simeones.
Atletico nuk i ka mundësitë financiare sit ë Barcelonës ose Realit, por megjithatë ata do të jetë në finale e së shtunës në Ligë të Kampionëve.
Në fakt, ata do të jetë për herë të dytë në këtë finale në tri vetet e fundit.
Dhe, mbrojtësi Puyol thotë se nuk i kupton ata njerëz që e kritikojnë strategjinë e Simeones në Atletico, shkruan Goal.com
Ai nuk i kupton as kritikat e ish-bashkëlojtarit të tij, Xavi Hernandes.
“Nuk pajtohem me kritikat. E respektoj Simeonen sepse ai dinë të shfrytëzojë mjetet që ka në dispozicion,” ka thënë ai.
“Ata luajnë si ekip, punojnë shumë. Mirë, ata nuk janë shumë sulmues por ky është një vyrtyt”, ka thënë ai.
Të shtunën, Reali dhe Atletico takohen në finale të Ligës së Kampionëve. Herën e fundit, para dy viteve, Reali fitoi këtë ndeshje./Insajderi.com