×
  • Lajme
  • Lajme

    Pyetja për hapjen e Urës së Ibrit e habit Kurtin, ngatërron edhe daljen

    Insajderi
    27 August 2024 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti, që nga takimi me shefin e CIA-s nuk po dëshiron më të flas për hapjen e Urës së Ibrit.

    Kur u pyet sot nga gazetarët, shefi i qeverisë përvecse që nuk dëshiroi të përgjigjet, i humbi edhe dalja nga objekti i QKUK-së, ku po qëndronte, shkruan Gazeta Insajderi.

    Mirëpo, para se të takohet me shefin e CIA-s, William Burns, Kurti nuk përtonte fare të fliste për domosdoshmërinë e hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicë.

    Ai tregonte se si tashmë është koha e fundit për hapjen e saj.

    Derisa, për hapjen e urës tani nuk po flet, shkurtimisht foli për takimin me Burns.

    Tha se e falenderon atër për vizitën në Kosovë.

    “Kemi bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtë institucion të inteligjenës dhe sigurisë. Para së gjithash përmes AKI-së. Kjo është një dëshmi tjetër e përshkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo kërcënimit të sigurisë për Republikën tonë”, tha Kurti.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark