Pyetje publike për Presidenten Vjosa Osmani
Gjatë seancës së këshillit të Sigurimit të OKB, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Selakoviq, disa herë ju drejtua Presidentes Vjosa Osmanit me fraza nënçmuese, të cilat aludonin në…
Klikoni
Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Gjatë seancës së këshillit të Sigurimit të OKB, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Selakoviq, disa herë ju drejtua Presidentes Vjosa Osmanit me fraza nënçmuese, të cilat aludonin në atë se Presidentja Vjosa Osmani është shtetase e Republikës së Serbisë.
Shrkuan: Fadil KAJTAZI
Si qytetar i Republikës së Kosovës kërkoi përgjigje nga Presidentja në këto pyetje:
- A është Presidentja shtetase e Republikës së Serbisë, dhe a posedojnë letërnjoftim dhe pasaportë serbe?
- Burri i Presidentes si diplomat dhe si pjesëtar i FSK, a është shtetas i Republikës së Serbisë, dhe a posedon letërnjoftim dhe pasaportë serbe?
- Nëse udhëtojnë në Serbi, në çfarë kapacitete udhëtojnë?
Nëse posedojnë shtetësi serbe: - Posedimi i shtetësisë së një vendi armiqësor nga ana e Presidentes dhe burrit të saj si diplomat, a paraqet shkelje të moralit dhe etikës shtetërore, të nënçmim të vlerave të angazhimeve dhe sakrificës së popullit të Kosovës për çlirim nga armiku shekullor Serbia, të grave të dhunuara, viktimave të luftës dhe të pagjeturave që mbahen në Serbi?
- Çfarë ndikimi ka në sigurinë e vendit posedimi nga presidentja të shtetësisë së një vendi armiqësor?