PZAP gjobit VV-në, vendosi postera vend e pa vend – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PZAP gjobit VV-në, vendosi postera vend e pa vend

    Insajderi
    23 January 2025 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar edhe dy gjoba tjera ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, në vlerë totale prej 6 mijë euro. Të dy gjobat i janë shqiptuar pas ankesave që ka dorëzuar Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Gjoba e parë në vlerë prej 4 mijë e 500 euro, VV i është shqiptuar shkaku i një baneri të kandidatit për deputet Halil Thaçi, që është vendosur në ndërtesën kolektive në Obiliq, që është pronë komunale, e pa lejen e Komunës.

    “Paneli pas shikimit të shkresave të lëndës dhe përgjigjes në ankesë të paraqitur nga subjekti politik LVV, vlerësoj se pretendimet e Subjektit Politik LDK, janë të qëndrueshme dhe si të tilla i aprovoj për faktin se veprimet e përshkruara në ankesë paraqesin shkelje nga ana e Subjektit Politik LVV gjegjësisht e kandidatit për deputet nga ky subjekt politik ka vendosur banerë/ posterëve në ndërtesë kolektive-publike”, theksohet në vendim.

    Gjoba tjetër në vlerë prej 1 mijë e 500 euro, Lëvizjes Vetëvendosje i është shqiptuar për shpërndarjen e disa njoftimeve për një tubim në Prishtinë. Saktësisht, vendosjen e posterëve në shtyllë dhe trafo elektrike ku u bënte thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në tubimin në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë.

    Ankesa është bërë nga LDK’ja, që ka bashkangjitur edhe katër fotografi që dëshmojnë vendosjen e posterëve – njoftimeve në kundërshtim me rregullativën zgjedhore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark