PZAP miraton kërkesën e Listës Serbe, detyron KQZ'në ta certifikojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PZAP miraton kërkesën e Listës Serbe, detyron KQZ’në ta certifikojë

    Insajderi
    25 December 2024 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka dhënë të drejtë Listës Serbe lidhur me moscertifikimin e tyre në zgjedhjeve.

    PZAP ka nxjerrë një vendim, ku ka thënë se Lista Serbe ka plotësuar kriteret ligjore për certifikim, shkruan Insajderi.

    “Në rastin konkret Paneli vërtetoj se Lista Srpska, ka dorëzuar aplikimin e kompletuar, në përputhshmëri bazuar në nenet 16 dhe 17 të LZP-së, dhe KQZ-ja është e obliguar që të certifikoj çdo subjektit politik i cili i plotëson kushtet e parapara ligjore siç i ka plotësuar në rastin konkret subjekti politik Lista Srpska, për çka e njëjta është rekomanduar për certifikim edhe nga Zyra për Regjistrim, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ“, thuhet ndër të tjera në vendim.

    PZAP i referohet rekomandimit të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar se “subjekti politik Lista Srpska, së bashku me kandidatët e këtij subjekti politik i ka plotësuar kushtet ligjore për tu certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen me datë 09.02.2025”.

    KQZ në mbledhjen e mbajtur me datë 23 dhjetor, nuk e ka miratuar rekomandimin e Zyrës, për certifikimin e subjektit politik në fjalë, përkatësisht është konstatuar se rekomandimi për certifikimin e Listës Srpska nuk ka kaluar pasi që pas votimit 2 vota kanë qenë për, 2 vota kanë qenë kundër dhe 7 abstenime, andaj në rastin konkret nuk është nxjerr vendim duke mos arritur 2/3 e votave për miratimin e rekomandimit të zyrës.

    Dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër certifikimit të Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

    Për moscertifikimin e Listës Serbe foli edhe kryeministri Albin Kurti. Kurti tha se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, kreu sulmin terrorist në Banjskë dhe se akterët politikë të këtij subjekti ende po takohen me të.

    Ju të gjithë e dini që Lëvizja Vetëvendosje ka dy nga 11 anëtarë. Ndërkaq për çertifikim kanë mjaftuar tetë. Sulmi terrorist në Banjskë është kryer nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë ‘de facto’ shefi i Listës Serbe, sepse eksponentët e këtij subjekti politik në krye me Zlatan Elek që është kryetar, takohen me Radoiçiqin në Serbi, marrin instruksione prej tij, është e qartë se qëndrimi ynë si Lëvizje Vetëvendosje nuk ka mundur të jetë ndryshe”, deklaroi Kurti.

    E kemi policin e vrarë, Afrim Bunjaku, i kemi fëmijët e tij jetima, në anën tjetër e kemi në liri Milan Radoiçiqin, ndonëse është i pakënaqur për dëmin që na e ka shkaktuar. Qëndrimi negativ, veprimet destruktive dhe sjellja penguese e Listës Serbe janë të njohura publikisht për të gjithë. Lista Serbe fatkeqësisht po e përfaqëson shtrirjen e gjerë të ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës”, tha tutje ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark