Ish-Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës.
I njëjti u tregua i ashpër me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverisjen e tyre.
Ai tha se nuk pajtohet aspak me LDK-në që i quajti praktikantë deputetët e Vetëvendosjes, pasi sipas tij praktika zgjat vetëm 6 muaj.
Kurse Qeveria Kurti sipas tij është qeveri e dështuar, Qalaj i quajti deputeët “ngelca”.
“Unë nuk pajtohem aspak me LDK-në që iu kishte quajtur juve praktikanta. Praktika zgjatë vetëm 6 muaj kurse ju keni zgjatë 4 vite pra jeni ngelca”, tha Qalaj në Kuvend.