Qalaj i PDK-së: Kam urdhëruar ndërhyrjen e FIT-it në Vetëvendosje, s’jam pishman - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qalaj i PDK-së: Kam urdhëruar ndërhyrjen e FIT-it në Vetëvendosje, s’jam pishman

    Insajderi
    28 April 2022 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, njëherësh ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka deklaruar se ai ka urdhëruar ndërhyrjen e njësisë FIT të policisë në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje vite më parë.

    Për një gjë të tillë, Qalaj në seancën e sotme tha se nuk është pishman dhe se ka vepruar ligjshëm.

    “Jam shumë krenar që kam zbatuar urdhrat e ligjshëm të drejtësisë së Kosovës. Po, është e vërtetë se unë kam urdhëruar, nuk jam pishman asnjë sekondë të vetëm. Do të veproja edhe unë sot njëjtë, pa asnjë dyshim. Tjetra, jam krenar që jam edhe anëtar i PDK-së”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

    Por atij i reagoi deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, i cili tha se Qalaj është “dëshmia për kapjen e shtetit nga PDK-ja”.

    “Ai që dikur ishte drejtor i operacioneve të përgjithshme të Policisë së Kosovës, urdhërdhënësi i ndërhyrjes në një parti politike të njësisë antiterror, FIT, dy javë pas përfundimit të misionit të tij në polici përfundon në listat zgjedhore të PDK-së dhe zgjidhet deputet. Nuk na duhet asnjë raport ndërkombëtar se shteti i Kosovës është i kapur”, tha ai, shkruan KP


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark