Qalaj: Kërkesa e Osmanit për masë të përkohshme është e gabuar, i jep kohë VV-së të vazhdojë me bllokimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qalaj: Kërkesa e Osmanit për masë të përkohshme është e gabuar, i jep kohë VV-së të vazhdojë me bllokimin

    Insajderi
    23 July 2025 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, e ka quajtur të gabuar kërkesën që presidentja Vjosa Osmani i ka drejtuar dje Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e mundësisë së një mase të përkohshme për pezullimin e rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh.

    “Unë po flas personalisht, mendoj që kërkesa për masë të përkohshme është e gabuar, sepse i jep kohë partisë që ka fituar më shumë ulëse, VV-së, që të vazhdojë me bllokimin e institucioneve të Kosovës, bllokimin e zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit. Mendoj që është e gabuar,” tha Qalaj.

    Ai shtoi se presidentja është dashur që shumë më herët t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për interpretim.

    “Presidentja është dashur shumë më herët t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese, pasi që kemi kaluar një kohë shumë të gjatë. Kemi humbur muaj të tërë dhe ende nuk po arrijmë të gjejmë një zgjidhje,” theksoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark