×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Qani Lutfiu shpalosë projektin e ndërtimit të helikopterit

    Insajderi
    18 March 2017 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qani Lutfiu nga Presheva, ka shpalosur projektin e tij për inovacion për ICT Awards.

    Lutfiu që është mekanik i makinave bujqësore ka arritur që për 4 vite ta realizojë helikopterin e tij privat, me një ulëse, pa ndihmën e askujt.

    Lautfiu ka tregu se projektin e ka nisur para 5 viteve si ide, ndërkohë që punë intensive ka pasur 4 vite e gjysmë.  Për të ngarkesa më e madhe ka qenë projektimi dhe ndërtimii flutrën së helikopterit, ndërsa në ndërtimin e pjesës tjetër nuk ka pasur vështirësi.

    “Materiali i helikopterit është celik elastie, motorin e ka marrë në Prizren, i ka 1250 kubik fuqi, 379 kilogram është pasha e tij dhe ndizet me benzene”, tha Lutfiu në një video për ICT Awards.

    Helikopteri i Lutfiut mund të fluturoj për dy orë, jo më shumë.

    Ndërsa thotë se të tërin e ndërtoi vet, dhe përvec që nuk është ndihmuar nga shtetit, thotë se ka pasur problem nga ta pasi që 2012-ës kishte marrë kërcënime që të mos e bëjë këtë projekt. /Insajderi.com

    [fbvideo link=”https://www.facebook.com/ictawards.org/videos/770172036472658/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark