Ka më shumë se 2 javë që banorët e lagjes “Dardania” në kryeqytet kanë mbetur pa ndriçim publik.
Banorët i thanë Insajderit se janë të shqetësuar për fëmijët e tyrë të mitur që shpesh lozin në atë pjesë, madje edhe për vetura e tyre të cilat mund të jenë cak i hajdutëve meqë ajo zonë është tejet e frekuentuar.
Shto këtu edhe faktin që në afërsi ndodhet edhe shkolla fillore “Dardania”.
“Nuk po e kuptojmë pse po ndodhë kjo, njëherë i lëshojnë tani i ndalin pa kurrfarë sqarimi”, u shpreh banori i lagjes në kryeqytet.
“Terr burg, kurgjo nuk sheh ka rrezik me të kap naj qen a naj hajdut lirisht”, tha njëri prej tyre.
“Shkolla është afër, fëmija tonë luajnë qetu”, ka deklaruar një banore e kësaj lagje.
Një ankesë të tillë, banorët e kanë pasur edhe në muajin prill të këtij viti, e për të cilin Insajderi ka kërkuar sqarim nga Komuna e Prishtinës.
Menjëherë pas interesimit të Insajderit, banorët na kanë thënë se iu janë lëshuar dritat.
Ndërkohë, tash e dy javë sërish nuk po kanë ndriçim për këtë sërish Insajderi ka kërkuar sqarim nga Komuna por të njëjtit nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.